Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Në mbrëmje pritet kalimi i një sistemi parafrontal, ku lokalisht do të ketë rrebeshe shiu me mundësi për breshër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Me ardhjen e frontit të ftohtë, zona e reshjeve do të zgjerohet në të gjithë vendin, me reshje lokalisht më intensive dhe të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C.