U mbushën 27 vjet nga fillimi i punës së mediumit të parë informativ publik, pas luftës në rajonin e Prizrenit, atëkohë të vetmit në këtë anë, Radio-Prizrenit.
Kjo shënoi edhe rikthimin e zërit shqip në këtë medium, që pas largimit të redaksisë shqipe kishte heshtur, gati për një dekadë.
Portali “Gazeta e Prizrenit” vite më parë ka publikuar një storie, ku paraqitet fillimi i funksionimit të këtij radiostacioni lokal, pas çlirimit më 1999, që luajti një rol të rëndësishëm në informimin dhe rifillimin e jetës së një epoke të re në Kosovë.