Hapet platforma për ankesa të qytetarëve që u është refuzuar aplikimi për 100 eurot e Qeverisë

- Gazeta e Prizrenit

Hapet platforma për ankesa të qytetarëve që u është refuzuar aplikimi për 100 eurot e Qeverisë
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar më 16.06.2026, se qytetarëve që u është refuzuar aplikimi për mbështetje nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë.

Ankesa mund të drejtohet te Komisioni i Ankesave në Ministrinë e Financave brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit.

Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashkrimin e ankesave.

Punëtorëve të sektorit privat iu ekzekutuan shtesat prej 100 eurosh nga Qeveria në detyrë më 15.6.2026 .

Më 22.05.2026, Qeveria në detyrë miratoi Pakon për përballje me inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.

Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit privat, si dhe 100 euro për studentët aktivë.

Qeveria tashmë ka mbështetur me nga 100 euro edhe pensionistët dhe fëmijët./Kallxo.com



Read it all at Gazeta e Prizrenit