Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

- Gazeta e Prizrenit

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur më 24 qershor, rreth orës 11:00.

Burimet bëjnë të ditur se drejtuesi i trotinetit po lëvizte në kahen e kundërt të drejtimit të lëvizjes, në shiritin e djathtë të rrugës.

Dyshohet se, me të arritur pranë një lokali në qytet, ai ka goditur një këmbësor që po kalonte nga trotuari në rrugë.

Pas aksidentit, të përfshirët fillimisht janë paraqitur në Stacionin Policor të Trafikut, ndërsa më pas, për shkak të lëndimeve, janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.


Sipas informacioneve të siguruara, drejtuesi i trotinetit ka pësuar lëndime të lehta dhe pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali.

Ndërkaq, këmbësori, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar monitorimin e gjendjes shëndetësore të të lënduarit para marrjes së vendimeve të mëtejshme procedurale.

Rasti është referuar në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe mbetet nën hetime.



Read it all at Gazeta e Prizrenit