Një çift shtetasish shqiptarë është dënuar nga Gjykata e Kurorës në Birmingham, pasi autoritetet britanike zbuluan në banesën e tyre një sasi të konsiderueshme droge dhe parash të dyshuara si të përfituara nga aktivitet kriminal.
Hetuesit raportuan se droga ishte paketuar me vakum dhe ishte shpërndarë në zona të ndryshme të shtëpisë, përfshirë papafingon dhe shkallët e ndërtesës. Po ashtu, u sekuestruan edhe sende luksoze si bizhuteri ari, çanta dhe këpucë të shtrenjta.
Gjatë procesit, njëri prej të pandehurve mohoi njohjen e plotë të situatës, por gjykata i konsideroi deklaratat e tyre të pabazuara, duke iu referuar provave si postime në rrjete sociale dhe dokumente blerjesh që lidhin çiftin me sendet e sekuestruara.
Autoritetet britanike e konsideruan rastin si pjesë të një hetimi më të gjerë, i cili çoi gjithashtu në zbulimin e një ferme kanabisi në zonën e Dudley, ku u asgjësuan bimë me vlerë të konsiderueshme.
Hetimet për rrjetin e dyshuar kriminal vijojnë ende.