Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 13:10 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.”, tha ajo.