FC Liria merr vendim për trajnerin Munishi

- Gazeta e Prizrenit

FC Liria merr vendim për trajnerin Munishi

Liria, pas ndryshimeve në kryesi, ka nisur punën për sezonin e ri.

Skuadra prizrenase, ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me trajnerin Ismet Munishi, edhe për tre vitet e ardhshme.
Njoftimi i plotë:

FC Liria vazhdon rrugëtimin me Ismet Munishin edhe për 3 vite.

FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme.

Ky është një nga hapat e parë në vazhdimin e rrugëtimit të ri të klubit, i ndërtuar mbi stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë. Besimi i klubit në punën, përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit mbetet i palëkundur, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në ndërtimin e ekipit.

Së bashku do të punohet për krijimin e një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, me synimin për ta rikthyer FC Lirinë aty ku e ka vendin.

Klubi i uron trajnerit Ismet Munishit shumë suksese dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultate që do t’i gëzojnë të gjithë tifozët bardhezi./IndeksOnline/



Read it all at Gazeta e Prizrenit