Ylfete Fanaj është zgjedhur zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit.
“Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale dhe mezi pres vitin në vijim”, shkroi ajo në rrjete sociale.
Ylfete Fanaj është prej tashmë tre vjetësh pjesë e ekzekutivit (qeverisë) të Kantonit të Lucernit.
Gjatë kësaj kohe ajo ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë Departamentin e Drejtësisë dhe sigurisë.
Ndërsa, duke filluar nga dita e djeshme Fanaj është zgjedhur për një vit zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit, duke mbajtur edhe më tutje departmentin që kishte.