Prizren: Dy të rinj kërkojnë ndihmë në Emergjencë pas plagosjes me mjet të mprehtë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Dy të rinj kërkojnë ndihmë në Emergjencë pas plagosjes me mjet të mprehtë

Dy persona të moshës 19-vjeçare kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, pasi janë plagosur me mjet të mprehtë. Njëri prej tyre është hospitalizuar për trajtim të mëtejmë.

Referuar njoftimit të Spitalit, rasti ka ndodhur në orët e para të së dielës, më 28 qershor, rreth orës 01:10, kur dy të rinjtë janë pranuar në Shërbimin e Emergjencës. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit.

“Më 28.06.2026, rreth orës 01:10, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë pranuar dy pacientë, të lindur në vitin 2007, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë. Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit”.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë. Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi”,

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Lexo edhe;

Në Pikën Kufitare në Morinë humb jetën zyrtari policor i Kosovës në aksident



Read it all at Gazeta e Prizrenit