Largimi i Edon Zhegrovës nga Juventusi është praktikisht i sigurt. Sulmuesi i Kosovës nuk ia doli të përmbushë maksimalisht pritshmëritë e “bardhezinjve” dhe drejtuesit janë gati të dëgjojnë ofertat për një shitje të mundshme të lojtarit.
Nga ana tjetër, vetë Juventus pretendon të përfitojë 10 milionë euro nga kjo marrëveshje e mundshme, shifër kjo e përballueshme për Fiorentinën.
Kujtojmë se Fiorentina i “prishi” planet Juventusit sa i përket kualifikimit në Champions League. Ajo humbje 0-2 në ndeshjen vendimtare, ishte fatale për “Zonjën e Vjetër”, e cila ashtu sikurse Milani, u mjaftuan vetëm me një pjesëmarrje në Europa League.