Një fluturim i kompanisë EasyJet, i planifikuar nga Prishtina drejt Berlinit, është detyruar të kryejë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi dyshohet se një shqiponjë ka goditur njërin nga motorët e avionit menjëherë pas ngritjes, transmeton albinfo.ch.
Avioni u ul pa incidente, ndërsa fluturimi drejt Berlinit u anulua.
Pasagjeri ka vlerësuar profesionalizmin e pilotit dhe ekuipazhit, duke theksuar se situata u menaxhua me qetësi dhe se ulja u realizua në mënyrë të sigurt.
Deri më tani, kompania EasyJet dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e incidentit.