Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës që do të vlejnë për ditën e sotme, 3 korrik 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet maksimale të derivateve janë:
Nafta (dizel): 1.40 euro për litër
Benzina: 1.35 euro për litër
Gazi: 0.66 euro për litër
Qytetarët që hasin parregullsi apo kanë ankesa lidhur me zbatimin e çmimeve mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net.