Vetura luksoze, qindra mijëra euro kesh, armë me dylbi e qese të tëra me dokumente financiare janë sekuestruar gjatë aksionit të madh të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku u prangosën nëntë persona të dyshuar për kontrabandë me derivate e shpëlarje parash.
Sipas dokumentit që ka siguruar Insajderi thuhet se prokuroria ka bastisur edhe shtëpinë e Adem Morines dhe ambientet e biznesit “CINI OIL SH.P.K.” / “THERANDA HOTEL” në Prizren.
Policia bashkë me prokurorinë kanë konfiskuar:
Para dhe arkë: 740 euro para të gatshme dhe arka fiskale e kompanisë “Cini Oil”.
Dokumente dhe vula: 31 foldera dhe 2 pako me dokumente të “Cini Oil”, 7 foldera të “Cini Petrol”, 3 vula dhe kontrata qiraje.