The*rja me thikë në Rahovec: Dy të rinj përfundojnë të pla*gosur, rasti rikualifikohet në “Vr*asje në tentativë”

- Gazeta e Prizrenit

The*rja me thikë në Rahovec: Dy të rinj përfundojnë të pla*gosur, rasti rikualifikohet në “Vr*asje në tentativë”

Një përleshje mes disa të rinjve në Rahovec ka marrë përmasa të rënda, pasi dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa pas zhvillimit të hetimeve Prokuroria e ka rikualifikuar rastin nga “Lëndim i rëndë trupor” në “Vrasje në tentativë”, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari kryesor është Egzon Hoxha (2003), ndërsa ndaj të miturit E. H. (2011) po zhvillohet procedurë e veçantë për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Viktimat e rastit janë E.H, 20 vjeç, dhe F.M, 22 vjeç.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 5 korrikut, rreth orës 22:30, ndërsa fillimisht rasti ishte iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, pasi dy të rinjtë kishin pësuar plagë të shkaktuara nga shpimi me mjet të mprehtë. Njëri prej tyre, për shkak të lëndimeve, është transferuar për trajtim në QKUK.

Pas incidentit, të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia i shpalli në kërkim.

Gjatë hetimeve, janë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe është intervistuar njëri prej viktimave, i cili ka sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si kishte pësuar lëndimet.


Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një brisk, i cili dyshohet të jetë përdorur gjatë sulmit.

Pas analizimit të provave dhe intervistimit të të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka vendosur ta rikualifikojë rastin në “Vrasje në tentativë”.

Me urdhër të Prokurorit, Egzon Hoxha është ndaluar për 48 orë dhe rasti po trajtohet në procedurë të shpejtë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit