Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren njofton se ka hapur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë në gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2026/2027.
Nxënësit mund të dorëzojnë dokumentet për regjistrim (fletëparaqitjen të cilën e merr në shkollën ku konkurron, dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët 6-9 dhe certifikatën e lindjes) gjatë datave 7, 8 dhe 9 korrik në lokalet e shkollës amë, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Rezultatet shpallen në shkollat përkatëse më datën 10 korrik 2026, ndërsa kthimi i dokumenteve për nxënësit që nuk janë pranuar do të bëhet prej datës 11 korrik 2026.
Konkursin e detajuar, në të tri gjuhët zyrtare të Komunës së Prizrenit, mund ta gjeni në këtë vegëz: