Gjatë kontrollit në oborrin e tij, policia ka gjetur dy bimë të dyshuara të llojit kanabis, me gjatësi 50 dhe 62 centimetra, si dhe një peshore elektronike.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 10.07.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është duke u marr me kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis. Njësit policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës, ku kanë kryer urdhër kontrollin në shtëpinë, autolarje dhe automjetin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit në oborrin e tij janë gjetur të mbjella dy bimë të llojit kanabis me gjatësi 50 dhe 62 cm, si dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.