Së fundmi, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se konsumimi i kafesë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.
Por, nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm. Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv. Kafeja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit hidroklorik që në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut. Ajo mund të shkaktojë ulçerë në stomak ose probleme me tretjen. Shumë kafeinë mund të shkaktojë gjithashtu ankth, dridhje, luhatje humori etj. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim.