Parashikimi i motit për të shtunën, 18.07.2026

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të shtunën, 18.07.2026

Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat pritet të shtohen, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Lokalisht ekziston mundësia edhe për breshër.

Moti do të jetë jashtëzakonisht i nxehtë. Këshillohet të shmangni qëndrimin jashtë për periudha të gjata kohore, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në ato zona ku ka zhvillime konvektive, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C. /MK



Read it all at Gazeta e Prizrenit