Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes, katër persona që udhëtonin në automjet, të gjithë shtetas të Kosovës, kanë mbetur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.