Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara gjatë javës së fundit në rajonin e Prizrenit, në kuadër të operacioneve për parandalimin e përdorimit të armëve dhe garantimin e sigurisë publike.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të përdorimit të armëve, duke rikujtuar se të shtënat në ahengje dhe gazmende familjare përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.