Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjonaj të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 korrik 2026, pasi policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë në një aheng familjar.
Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë kanë sekuestruar nga dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, një pistoletë me gas, 21 gëzhoja të armës me gas dhe shtatë gëzhoja të armës.
Po ashtu, gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë automatike AK-47 me 20 fishekë.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. / Gazeta e Prizrenit