Humb jetën motorristi në komunën e Malishevës, policia jep detaje

- Gazeta e Prizrenit

Humb jetën motorristi në komunën e Malishevës, policia jep detaje

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Indeksonline në këtë aksident ka humbur jetën një motorrist i moshës 19 vjeçare.

Lidhur me këtë aksident janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi tha se ai dyshohet se është vetëaksidentuar derisa Policia po merret me rastin.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit