Policia e Prizrenit deklarohet rreth intervistimit të Shahin Bush-it dhe Esat Shalës

- Gazeta e Prizrenit

Policia e Prizrenit deklarohet rreth intervistimit të Shahin Bush-it dhe Esat Shalës

Policia e Prizrenit u deklarua sot për intervistimin në Polici të Shahin Bush dhe Esat Shalës, pas zhvillimeve të fundit në Klan Kosova, rreth krimeve të luftës, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi nga Policia:

Sot, më datë 24.07.2026, personi mashkull Sh.B., është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Kanosje”.

Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, mashkull E.SH., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.

Pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar në procedurë të rregullt. / Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit