Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

- Gazeta e Prizrenit

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot nga Kroacia në Kosovë, pas procedurave të realizuara në bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të të dyja vendeve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë, më 25 korrik 2026 ka realizuar ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet A.G.
 

Sipas policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit