Ndërron jetë 71-vjeçari pas aksidentit në aksin Lezhë-Milot, u përplas nga vetura me targa të Kosovës

- Gazeta e Prizrenit

Ndërron jetë 71-vjeçari pas aksidentit në aksin Lezhë-Milot, u përplas nga vetura me targa të Kosovës

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili ishte plagosur rëndë në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Milot.

Aksidenti kishte ndodhur më 4 korrik, pranë kryqëzimit të Rriles, ku i moshuari, teksa po lëvizte me biçikletë, u godit nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, 71-vjeçari pësoi lëndime të rënda trupore dhe fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa më pas u transferua në Spitalin e Traumës në Tiranë për kujdes më të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pas disa javësh trajtim.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte shoqëruar nga Policia, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

P. S  Foto ga arkivi



Read it all at Gazeta e Prizrenit