Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercës.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt” thuhet në njoftim zyrtar./IO