Atmosfera në UFC Beograd ishte e tensionuar jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, para përballjes mes luftëtarit shqiptaro-amerikan Dennis Buzukja dhe Bogdan Gradit.
Buzukja hyri në arenë duke mbajtur flamurin shqiptar, veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut vendas.
Sipas raportimeve nga mediat, një pjesë e tifozëve reagoi me thirrje fyese dhe antishqiptare ndaj tij, duke krijuar tension para nisjes së duelit.
“Vrisni, vrisni shqiptarët”, raportohet se brohoriti një pjesë e turmës në momentin kur Buzukja u shfaq me flamurin kuqezi.
Përballja u zhvillua në kategorinë featherweight, ndërsa fitorja iu dha Bogdan Gradit pas një ndërprerjeje kontroverse në rundin e dytë. Buzukja protestoi menjëherë ndaj vendimit të gjyqtarit, duke pretenduar se lëvizja e tij nuk ishte dorëzim.
Pas përfundimit të duelit, publiku serb festoi fitoren e Gradit, ndërsa hyrja e Buzukjas me flamurin shqiptar dhe reagimet nga tribunat u bënë ndër momentet më të komentuara të mbrëmjes.