Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se më 2 gusht është arrestuar në pikëkalimin kufitar Horgosh, në kufi me Hungarinë, një person i identifikuar me inicialet M.M., i lindur në vitin 1981.
Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.
MPB-ja serbe nuk ka bërë të ditur emrin e plotë dhe as shtetësinë e të arrestuarit.
Në njoftim thuhet se i dyshuari, më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, dyshohet se kishte kryer krime lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa më pas pritet të dërgohet, së bashku me kallëzimin penal, në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi.