Kapet një nga prizrenasit e shumëkërkuar nga Policia

- Gazeta e Prizrenit

Kapet një nga prizrenasit e shumëkërkuar nga Policia

Një nga personat e shumë kërkuar nga organet e rendit ka rënë në prangat e Policisë Kufitare, pas verifikimeve të kryera në pikën kufitare Muçibabë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Egzon B. Reshanin rreth 34-vjeçar nga Prizreni.

Sipas burimeve, ai u ndalua nga zyrtarët e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të dokumentacionit, ku rezultoi se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

Menjëherë pas konfirmimit të urdhër-arresteve, është njoftuar Stacioni Policor në Prizren, i cili ka marrë në dorëzim të dyshuarin për procedurat e mëtejshme ligjore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Reshani kërkohej nga autoritetet për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe kërkohej edhe për rastin e kanosjes së Kryeprokurorit të Prizrenit, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat në përputhje me urdhëresat në fuqi.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë sapo autoritetet të publikojnë informacionin zyrtar mbi veprat penale që lidhen me këto urdhër-arreste.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit