Në rrugën Milot – Laç, shoferi gjobitet me 4.300 euro

- Gazeta e Prizrenit

Në rrugën Milot – Laç, shoferi gjobitet me 4.300 euro

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me një gjobë rreth 4.000 euro pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi 212 kilometra në orë në aksin rrugor Milot – Laç.

Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u evidentua në kulmin e fluksit të trafikut, ndërsa shoferi, me shpejtësinë e tij, krijoi rrezik potencial për aksidente të rënda rrugore.

“Policia Rrugore ndërhyri menjëherë, e ndaloi drejtuesin e automjetit dhe, përveç gjobës, i zbriti edhe 12 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftim.

Autoritetet e Shqipërisë njoftuan se kontrollet me pajisjet inteligjente Poliscan do të vazhdojnë në akset rrugore kombëtare për të identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit