Richard Grenell po i kalon pushimet në Vlorë, publikon pamje nga bregdeti shqiptar

- Gazeta e Prizrenit

Richard Grenell po i kalon pushimet në Vlorë, publikon pamje nga bregdeti shqiptar
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimi
Grenell ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi nga Vlora, ku shfaqet duke shijuar pushimet në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.

Krahas imazheve, ai ka shkruar: “Shqipëria me miq dhe familje”, duke shprehur kënaqësinë për qëndrimin e tij në qytetin bregdetar.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa Vlora vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë sezonit veror./GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit