Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën, është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai deklaroi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Heqja e mbishkrimit është bërë të dielën dhe pamjet e largimit të tij janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët.
Me nisjen e pushtimit rus ndaj Ukrainës, Kosova iu bashkua shteteve perëndimore në dënimin e veprimeve të Rusisë, duke vendosur edhe sanksione ndaj Moskës.
Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, në qendër të Prishtinës ishte vendosur edhe një flamur gjigant i Ukrainës, i cili për rreth katër vjet qëndroi si simbol i mbështetjes së Kosovës për Ukrainën gjatë luftës.