Në arrati pas plagosjes, i dyshuari nga Istogu shfaqet i arm*atosur rëndë në rrjete sociale

- Gazeta e Prizrenit

Në arrati pas plagosjes, i dyshuari nga Istogu shfaqet i arm*atosur rëndë në rrjete sociale

Vezir Haziraj nga Istogu, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në arrati.

Ai së fundmi ka publikuar video në rrjetet sociale, ku shihet i armatosur me armë, duke sfiduar hapur organet e rendit.

Haziraj dyshohet se po refuzon të dorëzohet te autoritetet, ndërsa kërkimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Ai dyshohet se ditë më parë ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa Policia po vazhdon veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.



Read it all at Gazeta e Prizrenit