Dogana zbulon shmangien e mbi 4 mijë eurove nga flokët e deklaruar si sintetik

- Gazeta e Prizrenit

Dogana zbulon shmangien e mbi 4 mijë eurove nga flokët e deklaruar si sintetik

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka konstatuar deklarim të pasaktë të një sasie të mallit në Ferizaj, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar se materiali i deklaruar si “flokë sintetike” në fakt ishte fibër natyrale.

Rasti është evidentuar më 6 gusht 2026, gjatë kontrollit të një mauneje me mall të deklaruar si flokë sintetike. Zyrtarët doganorë kanë vërejtur dyshime për mospërputhje mes mallit të deklaruar dhe karakteristikave të tij.

Gjatë kontrollit fizik janë konstatuar dallime që kanë ngritur dyshime se bëhej fjalë për flokë natyrale dhe jo për material sintetik.

Për të verifikuar përbërjen e mallit, Dogana ka dërguar mostrat për analiza laboratorike. Rezultatet kanë konfirmuar praninë e fibrave natyrale, ndërsa analizat cilësore spektrofleksike FT-IR kanë treguar se mostrat ishin material keratinë/proteinik, përkatësisht flokë natyrale.

Si rezultat i konstatimeve, ndaj subjektit ekonomik është evidentuar kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallit.

Sipas Doganës, nga deklarimi i pasaktë është shmangur pagesa e detyrimeve doganore në vlerë prej rreth 4 mijë e 310 euro.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë të bazohen në kriteret e riskut, verifikimet dokumentare dhe kontrollet fizike e laboratorike, me qëllim të sigurimit të deklarimit të saktë të mallrave dhe mbrojtjes së të hyrave të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:

Kush është arsimtari nga Dragashi, i arrestuar si i dyshuar për spiunazh?



Read it all at Gazeta e Prizrenit