Këto pozita ia propozoi LVV- LDK’së

- Gazeta e Prizrenit

Këto pozita ia propozoi LVV- LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se LDK-ja ka vendosur të heqë dorë nga çdo kërkesë për përfshirje në Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe pretendimin për postin e presidentit.

Abdixhiku ka sqaruar se kërkesa për Presidencën, sipas tij, kishte për qëllim krijimin e një ekuilibri institucional dhe jo përfitimin partiak.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i kishte ofruar LDK-së përfshirje në ekzekutiv me tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, ofertë të cilën partia e tij e kishte refuzuar.

  “Vetëvendosje kërkonte prani dekorative të LDK-së në qeveri, ku LDK-së i janë propozuar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Ne refuzuam një nënshtrim të tillë”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, pas refuzimit të kësaj oferte, mes dy subjekteve politike ka pasur përplasje publike.

“Koalicionet ndërtohen në bazë të besimit”, tha ai.

Abdixhiku ka bërë të ditur se, pas zhvillimeve të fundit, LDK-ja nuk do të paraqesë më kërkesa për poste në Qeveri dhe as për Presidencën.

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe heqim dorë nga kërkesa për presidentin. LVV nuk do ta ketë LDK-në si dekor. LDK qëndron në opozitë”, përfundoi Abdixhiku.



Read it all at Gazeta e Prizrenit