Ia vjedhin çantën me para nga vetura në një pompë të derivateve në Duhël – VIDEO

- Gazeta e Prizrenit

Ia vjedhin çantën me para nga vetura në një pompë të derivateve në Duhël – VIDEO

Vjedhjet e shpeshta në hapësira publike dhe automjete vazhdojnë të jenë shqetësuese për qytetarët e Kosovës, duke shkaktuar humbje materiale dhe ndjenjë pasigurie.

Cak i një vjedhjeje ka qenë edhe një qytetar në Duhël të Suharekës, të cilit sot, rreth orës 18:10, i është vjedhur një çantë nga vetura, derisa ai ishte duke paguar derivatin në një pompë të derivateve.

Sipas dëshmisë së tij të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali, rasti ka ndodhur në pompën “Flamuri Petrol” në Duhël.

Rasti është raportuar në Polici, ndërsa zyrtarët policorë kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personin e dyshuar.

Pamjet që janë publikuar tregojnë momentin kur i dyshuari shfrytëzon rastin, teksa vetura ishte e ndalur, dhe merr çantën bashkë me dokumente e para.



Read it all at Gazeta e Prizrenit