Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga e hëna, 17 gusht 2026, do të ndryshojë lokacioni i zyrës për pranimin e vendimeve për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë me lirim.
Sipas njoftimit, zyra e re do të jetë e vendosur në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në katin e parë, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
MPB u bën thirrje qytetarëve që nga kjo datë të drejtohen në lokacionin e ri për kryerjen e shërbimeve përkatëse.