Malisheva e nis me sezoin me fitore të thellë

- Gazeta e Prizrenit

Malisheva e nis me sezoin me fitore të thellë

Malisheva e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin 2026/27 në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Vushtrrinë 6-1 në udhëtim, ndërsa Drenica dhe Dukagjini e nisën edicionin me barazim 0-0.

Malisheva e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e gjashtë përmes Krenar Dulajt, ndërsa Kreshnik Uka shënoi për 2-0 në minutën e 32-të, pasi goli fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, por u akordua pas rishikimit nga VAR-i.

Në pjesën e dytë, Malisheva vazhdoi dominimin me golat e Dreni Kryeziut (52’), Kreshnik Ukës (64’), Laurent Xhylanit (71’) dhe Mark Bushajt, ndërsa Vushtrria shënoi golin e nderit në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar 6-1.

Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Dukagjini barazuan 0-0, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.

Drenica ishte më e saktë në tentativat drejt portës, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjejë golin e fitores./KK



Read it all at Gazeta e Prizrenit