Zyrtari policor që mbeti i lënduar në aksidentin e rëndë të së dielës në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është Altin Kryeziu.
Gazeta Sinjali merr vesh se Kryeziu në momentin e aksidentit ishte në detyrë zyrtare, kur njëri prej automjeteve të përfshira në aksident doli jashtë rrugës dhe e goditi atë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, ku janë përfshirë katër automjete.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./ GS