Çmimet e reja të derivateve të naftës për sot

- Gazeta e Prizrenit

Çmimet e reja të derivateve të naftës për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka përcaktuar çmimet e reja të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas çmimeve të përcaktuara, një litër naftë do të shitet me 1.76 euro, ndërsa benzina me 1.49 euro për litër.

Ndërkohë, gazi do të kushtojë 0.62 euro për litër.

Ministria e Tregtisë bën të ditur se çmimet janë përcaktuar në përputhje me mekanizmin e rregullimit të çmimeve të derivateve dhe parametrat e përcaktuar për tregun.



Read it all at Gazeta e Prizrenit