Prizren: Arrestohet një person – sekuestrohet koka*inë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohet një person – sekuestrohet koka*inë

Prizren, 19 gusht 2026 – Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Agron Fetahu” në Prizren, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 0.70 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 3.62 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.



Read it all at Gazeta e Prizrenit