Festa u kthye në tragjedi: Detaje nga aksidenti në Manzë, 25-vjeçari dhe shtetasja italiane sapo ishin martuar

- Gazeta e Prizrenit

Festa u kthye në tragjedi: Detaje nga aksidenti në Manzë, 25-vjeçari dhe shtetasja italiane sapo ishin martuar

Pesë të rinjtë e përfshirë në aksident, 3 prej të cilëve humbën jetën dhe dy mbetën të plagosur, po ktheheshin nga një festë në Gjirin e Lalzit.

Drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni humbi  kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe u përplas me një bordurë betoni. Për pasojë humbën jetën Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë të plagosur mbetën Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni dhe shtetasja italiane Sara Brugnatelli mësohet se ishin martuar vetëm pak ditë më parë.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije për A2CNN, se një nga dy të rinjtë e plagosur, Rejsi Vrijoni, 25-vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që Klevis Dervishi 16 vjeç, ka pësuar politraumë, me dëmtime në të gjithë trupin dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në monitorim intensiv.

Lexo edhe:

Fajdet në Prizren: Tre të arrestuar në aksionin e Policisë



Read it all at Gazeta e Prizrenit