Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.78 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.49 euro për litër.

MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.62 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.



Read it all at Gazeta e Prizrenit