Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton koka*inë dhe ar*më lufte

- Gazeta e Prizrenit

Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton koka*inë dhe ar*më lufte

Ish-futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar në Portugali, pasi furgoni që drejtonte u ndalua në autostradën A6, pranë Estremozit.

Brenda automjetit u gjetën më shumë se 1.5 ton kokainë, me vlerë të përllogaritur mbi 70 milionë euro, si dhe dy armë zjarri të tipit ushtarak.

Milošević, 31-vjeçar, dyshohet se ishte pjesë e një operacioni për transportimin e drogës drejt bazës së një rrjeti kriminal në Gadishullin Iberik. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë Gjyqësore portugeze dhe Policisë Kombëtare spanjolle.

Ish-futbollisti ka luajtur gjatë karrierës së tij për klube serbe si Čukarički, IM Rakovica, Teleoptik dhe Sinđelić Beograd. Ai e kishte lënë futbollin në vitin 2022.

Sipas autoriteteve, Milošević është një nga tre personat e arrestuar në kuadër të hetimeve ndaj një rrjeti ballkanik të trafikut ndërkombëtar të drogës.


Pas ndalimit, ai është dërguar para gjykatës dhe është lënë në paraburgim, ndërsa hetimet për rrjetin kriminal po vazhdojnë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit