Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

- Gazeta e Prizrenit

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

Vijon fluksi i lartë i hyrjeve nga Kosova drejt Shqipërisë, me destinacion kryesisht bregdetin shqiptar, ndërsa fundjava ka shënuar një lëvizje të konsiderueshme në pikën kufitare të Morinës.

Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, këtë të diel, nga ora 05:00 deri në orën 09:30, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 17.218 shtetas të Kosovës me 4.892 mjete.

Fluksi i lartë është evidentuar edhe gjatë orëve të para të së shtunës, kur në drejtim të bregdetit shqiptar udhëtuan 24.408 shtetas të Kosovës me 8.592 mjete.

Në total, gjatë orëve të para të raportuara nga Drejtoria për Kufirin dhe Emigracionin Kukës, të dy ditëve të fundjavës, në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës me 13.484 mjete./A2 CNN



Read it all at Gazeta e Prizrenit