Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e masave aktive të tregut të punës, si dhe për përfitueset e pushimit të lehonisë.
Ministria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me numrin e përfituesve apo shumën totale të mjeteve të ekzekutuara.