Një detaj në faqen zyrtare të FC Liria në Facebook ka tërhequr vëmendjen, pasi në informacionin e adresës së klubit, Kosova figuron me emërtimin “Kosovo”.
Në profilin zyrtar të klubit, në pjesën ku paraqitet adresa, shkruhet: “Rr. ‘Ismet Jashari – Kumanova’, nr.11, Prizren, Kosovo”.
Përdorimi i këtij emërtimi ngre pikëpyetje për mënyrën se si është plotësuar dhe menaxhuar informacioni zyrtar i klubit në rrjetet sociale, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një klub të qytetit të Prizrenit.
Çështja që shtrohet është nëse bëhet fjalë thjesht për një përzgjedhje automatike të gjuhës ose formatit të adresës nga Facebook, apo nëse ky është emërtimi i vendosur dhe i miratuar nga administratorët e faqes së klubit.
Në profilin e FC Liria, emërtimi “Kosovo” figuron aktualisht në adresën e klubit, ndërsa pjesa tjetër e informacionit është e paraqitur në gjuhën shqipe.
Mbetet e paqartë nëse drejtuesit apo administratorët e faqes do ta ndryshojnë këtë pjesë të informacionit dhe do ta përshtatin me komunikimin zyrtar në gjuhën shqipe./04 Online