Interesim jashtëzakonisht i madh, seanca në Hagë më 16 shtator do të transmetohet me 10 minuta vonesë

- Gazeta e Prizrenit

Interesim jashtëzakonisht i madh, seanca në Hagë më 16 shtator do të transmetohet me 10 minuta vonesë

Interesimi për ta përcjellë nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është jashtëzakonisht i madh.

Megjithatë, jo të gjithë personat që kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit do ta kenë këtë mundësi.

Përparësi për ta ndjekur seancën nga afër do të kenë anëtarët e familjeve të ngushta të të akuzuarve.

Po ashtu, seanca do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash.

Aktgjykimi do të shpallet më 16 shtator, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit