⚽ FC Liria të dielën pret Vjosën në Prizren
FC Liria do të zhvillojë të dielën ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Parë, ku në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren pret skuadrën e Vjosës nga Shtimja, raporton Gazeta e Prizrenit.
Liria hyn në këtë përballje pas dy xhirove, me 4 pikë të grumbulluara, ndërsa Vjosa ka 3 pikë.
📍 Stadiumi “Përparim Thaçi” – Prizren
📅 E diel, 30 gusht, ora 16:30.
⚽ Liria – Vjosa