Shkollat sot hapin dyert: Nis viti i ri shkollor

- Gazeta e Prizrenit

Shkollat sot hapin dyert: Nis viti i ri shkollor

Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot i rikthehen bankave shkollore, duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Zyrtarët e arsimit në Prizren, deklaruan se janë bërë përgatitjet për fillimin e procesit.

Pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit nga klasat e para deri te ato të arsimit të mesëm rikthehen në procesin mësimor.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore kanë përpara një tjetër vit me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit./IO




Read it all at Gazeta e Prizrenit